Një person u godit për vdekje nga vetura pasditën e sotme në rrugën Bardh i madh- Drenas.
I ndjeri është 56-vjeçari Selver Lladrovci, i cili ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm” – tha Lladrovci.
Postimi i plotë:
Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen e Selverit që vdiq në aksident trafiku
Sonte ne orët e mbrëmjes, në një aksident trafiku në fshatin Dobroshec, ka humbur jetën Selver Lladrovci.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e Selverit. “Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.
Ngushëllime familjes së Selverit!