​PDK: Qeveria nis kapjen e administratës publike, mijëra zyrtarë rrezikohen me largim nga puna

Aktuale

​PDK: Qeveria nis kapjen e administratës publike, mijëra zyrtarë rrezikohen me largim nga puna

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:24
Përparim Gruda

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se përmes Projektligjit për zyrtarët publik synon politizimin e Administratës Publike dhe largimin nga puna të mijëra zyrtarë civil që kanë pozita menaxheriale.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, tha në konferencë për medie sot, se drafti aktual i projektligjit është kundër kushtetues dhe cenon procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Gruda: Po synohet politizimi i administratës publike

“Qeveria aktuale pasi ka kapur çdo institucion publik duke emëruar e punësuar familjarët e tyre dhe zyrtarët partiakë në pozita drejtuese dhe në borde të institucioneve publike, tani ka nisur përpjekjet kundër kushtetuese në administratën publike. Kjo qeveri këto ditë ka prezantuar Projektligjin për Zyrtarët Publik të Kosovës, i cili paraqet synimin e qartë të partisë në pushtet për të politizuar administratën publike të shtetit dhe për ta kthyer atë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria ka paraparë që pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji, të ju ndërpres kontratat e punës që kanë fituar sipas akt emërimeve të përhershme, të gjithë zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues në administratën publike, të shpallë konkurse të reja për të gjitha këto pozita, dhe këto pozita të jenë me mandat 4-vjeçar. Këtu bëhet fjalë për mijëra zyrtarë që aktualisht mbajnë këto pozita dhe mijëra familje do të mbesin pa të ardhurat e tyre. Pra, për pozitat e të gjithë këtyre zyrtarëve do të shpallen konkurse të reja dhe atyre do të ju pushoj marrëdhënia e punës që kanë tani, për tu zëvendësuar me militantë partiak”, tha Gruda.

Sipas tij, synimi i ekzekutivit për të shkëputur kontratat e punës dhe shpall konkurs për gjitha nivelet e administratës në nivelin e ulët dhe të mesëm shkel sigurinë juridike të punëtorëve.

Gruda: Projektligji për zyrtarët publik kundër kushtetues

“Ky synim i qeverisë për të shkëputur kontratat e punës dhe shpallur konkurse për gjitha nivelet e administratës, në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues është kundër kushtetues, shkel të drejtat e njeriut, shkel sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë si parime të mishëruara në rendin kushtetuese të Kosovës”, tha Gruda.

Ai i bëri thirrje Qeverisë Kurti që para se ta miratojë këtë projektligj, të largojë dispozitat kundër kushtetuese që shkelin detyrimet e Kosovës karshi Bashkimit Evropian të marra përmes MSA-së. Derisa kërkoi nga Bashkimi Evropian që të kundërshtojë këtë nismë të Qeverisë së Kosovës.

Kurti: BE-ja të kundërshtojë këtë nismë të qeverisë

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Zyrës së BE- në Kosovës që të kundërshtoj me gjithë forcën e saj këtë nismë të qeverisë për të shkatërruar administratën e shtetit. PDK nuk do të lë mjet dhe rrugë demokratike pa përdorur për t’i mbrojtur shërbyesit civilë nga ky arbitraritet brutal dhe se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që rruga evropiane e Kosovës të pengohet nga mungesa e profesionalizmit, qëllimet jo të mira dhe synimet e qarta të kësaj qeverie për të vënë administratën e shtetit në shërbim të partisë në pushtet”, tha Gruda.

Sipas tij, BE-ja dhe SIGMA si organ i specializuar në çështjet e administratës publike brenda BE-së, kanë vënë në dukje se projektligji në formën si është prezantuar i shërben vetëm politizimit të administratës dhe korruptimit të saj për shkak të mungesës së integritetit menaxherial me mandat

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat