Pas përleshjes mes asambleistëve të VV-së, ironizon LDK e Podujevës: Shnosh e mirë, tu pi çaj

Aktuale

Pas përleshjes mes asambleistëve të VV-së, ironizon LDK e Podujevës: Shnosh e mirë, tu pi çaj

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 14:11
Asambleistët e LDK-së në Podujevë

Sot në asamblenë komunale të Podujevës, janë përleshur mes vetit dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Artrit Muqiqi dhe Ragip Fetahu.

Për këtë incident, dy asamblistët janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Podujevë.

Me këtë gjest kanë ironizuar grupi parlamentar i LDK-së.

“Shnosh e mirë, tu pi çaj” është mbishkrimi i asamblistëve të LDK-së nga një çajtore në Podujevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat