Lajmi për udhëtimin e ish eprorit të UCK-së, Sadik Halitjaha drejt Hagës ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Prizren, Burima Shala.
“Krenar me ty bashkluftëtar, invalid i luftës i UÇK-së, Komandant Sadik Halitjaha. Qëndro i fortë ashtu si në Luftë. Liria ka Emër UÇK “ ka shkruar ai.
Postimi:
Krenar me ty bashkluftëtar,invalid i luftës i UÇK-së Komandant Sadik Halitjaha, qëndro i fortë ashtu si në Luftë, Liria ka Emër UÇK
31 tetor ora 12
Fjala e Komandantit kur e morën në Hagë:
Do të luftoj përher për ty Atdhe!
Do të i mbrojë bashkëluftëtarët dhe UÇK-në!
Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën!
Do të luftoj me dinjitet për vet vetën!
Qëndrimet e të tjerve si do që të janë,nuk do te ndikojn as ndryshojn qendrimin tim të për hershem për UÇK-në!
Do te jetoj për familjaret e Atdhetaret,
për ty Kosovë!
U pashim në liri!
I juaj Sadik Halitjaha