Prokuroria Themelore e Prishtinës ka inicuar rast ndaj dy asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë, Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.
Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha se rasti është inicuar në drejtim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.
Ulaj tha se janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme për ta ndriçuar këtë çështje penale.
“Pas informimit të prokurorit kujdestar nga policia, me urdhër të njëjtit inicuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotni këtë çështje penale” – tha Ulaj.
Të dy asamblistët e VV-së, në afërsi të objektit të komunës duket se janë përplasur mes vete.