Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se sot kanë dalë shtesat prej 50 eurove të tetorit për punonjësit publikë që i plotësojnë kushtet, ndërsa shtesat e parapara për shtator do të ekzekutohen nesër.
“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.
“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i pa tatueshëm, pra neto”.