Gruda i PDK-së: Qeveria duhet ta ta bëjë Vettingun siç themi ne, ndryshe s’do mundet

Aktuale

Gruda i PDK-së: Qeveria duhet ta ta bëjë Vettingun siç themi ne, ndryshe s’do mundet

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:25
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda thotë se procesi i Vettingut duhet të votohet nga të gjitha forcat politike.

Sipas tij, nëse Qeveria nuk do ta bëjë Vettingun siç thotë PDK-ja, ndryshe nuk do mundet ta bëjë.

“Ne kemi paraqitur si propozim para disa muajve në takimet që kishim edhe është mirëpritur dhe unë besoj se asaj rrugë po shkojmë, se s’ka rrugë tjetër për ta bërë Vettingun. Nëse Qeveria do ta bëjë Vettingun duhet ta bëjë siç po themi ne, ndryshe s’do mund ta bëjë. Sepse s’do të mund t’i kaloj amandamentet kushtetuese. Se duhen edhe votat e opozitës”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Vettingu në drejtësi nuk votohet edhe disa vite, atëherë më nuk do ia vlejë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat