Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thirrur konferencë për media. E kjo për shkak të dorëheqjes së Vjollca Kabashit nga pozita e drejtoreshës të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren. Ajo e akuzoi Totajn për kërcënim e shantazh.
Sipas njoftimit, mbledhja e rregullt e drejtorëve e paraparë të mbahet sot me fillim në orën 09:00, nuk do të mbahet.
Ndërkaq, konferenca do të nis në ora 12:00.
Ndryshe, Kabashi në njoftimin e saj në Facebook, thotë se është kërcënuar e shantazhuar.
Ajo është ankuar se kërkesat e saj të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin e Komunës janë injoruar.