Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është e pakuptimtë sesi po pranohen me kaq qetësi kritikat e Departamentit të Shtetit Amerikan.
Ajo përmes një postimi në Facebook i është referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim gradual të vendimit të targave, e jo të ketë shtyrje siç ka kërkuar SHBA-ja dhe BE-ja.
“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq. Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona”, ka thënë ajo.
“Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to”.