​Kurti në Britani të Madhe, takohet me sekretarin e Jashtëm

Aktuale

​Kurti në Britani të Madhe, takohet me sekretarin e Jashtëm

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:54
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës po qëndron në Britani të Madhe.

Përmes një cicërime në Twitter, kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Jashtëm, James Cleverly, me të cilin ka thënë se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Gjithmonë një nder për t'u mirëpritur nga James Cleverly, e përgëzoj për rolin e ri si sekretar i Jashtëm.

Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe si t'i forcojmë ato, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e avancimit të tij”, ka shkruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat