Vendimi për targat ilegale serbe/ Shasha: Sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit

Aktuale

Vendimi për targat ilegale serbe/ Shasha: Sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit

Nga: A.M Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:32
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot"

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar vendimin e targave ileagale serbe.

Ai tha se pjesa më e mirë është se Vuçiqi ka rënë lehtë në grackën e Kurtit, përcjell “Bota sot”.

“Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, shkroi Shasha në Facebook.

Postimi i plotë

Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bije në grackën e Kurtit. Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit “nëpër bukuritë e Kosovës” në Ujman. Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë.

Në të dy raste Vuçiqi është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia. Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat