Një pasagjer është zhveshur deri në bel dhe ka bërtitur “UÇK”, duke shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të i linjës Bruksel-Shkup.
Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30, rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja.
“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive.
Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.