Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore ndodhen dy autoblinda të policisë speciale të Kosovës, të cilat të armatosura ndalojnë të gjitha veturat me targa serbe “KM” dhe u japin shoferëve paralajmërime dhe udhëzime se si të riregjistrojnë makinat në RKS.
Më pak se dy kilometra nga postblloku i forcave speciale të Kosovës, janë edhe pjesëtarë letonezë të KFOR-it me dy automjete të blinduara, por si javët e kaluara, ata vetëm po vëzhgojnë situatën.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, të cilët pothuajse të gjithë janë të kombësisë serbe, dje nuk kanë marrë asnjë udhëzim nga Prishtina lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe udhëzimin për dhënien e paralajmërimeve për targa.
Pas takimit të sotëm të përbashkët me strukturat e tjera të sigurisë, ata janë urdhëruar të qëndrojnë mënjanë dhe se “të gjithë punën” për momentin në lidhje me planin e zbatimit të vendimit për riregjistrim do ta bëjnë pjesëtarët e njësisë speciale të Republikës së Kosovës.


