Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.
Kryeministri Kurti e njoftoi Lammy për sukseset, planet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj progresiste, evropiane dhe euro-atlantike.
Siç njofton Zyra e kryeministrit Kurti, përpos rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare Kurti dhe Lammy diskutuan edhe për bashkëpunimet dypalëshe.
Lammy ceku që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga kryeministri Tony Blair e deri më sot.
“Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe forcohet edhe më tutje kur Partia Laburiste të qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Lammy.