Anton Quni flet për ish ushtarin e UÇK-së që e kërcënoi Agim Bahtirin: E njoh, e di problemin që ka

Aktuale

Anton Quni flet për ish ushtarin e UÇK-së që e kërcënoi Agim Bahtirin: E njoh, e di problemin që ka

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 23:06
Ish komandanti i Koshares, Anton Quni

Ish komandanti i Koshares, Anton Quni, ka folur për ish ushtarin e UCK-së me nofkën “Koshraja” i cili u bë lajm pas një komunikimi që kishte me Agim Bahtirin.

Ky i fundit që udhëhoqi Komunën e Mitrovicës e ka cilësuar kërcënim mesazhin që ka marrur nga Saim Xhafa. 

Quni në emisionin Frontal është pyetur për Xhafën duke qenë se ishin bashkë në Koshare gjatë luftës. Ish komandanti i Koshares ka thënë se e njeh Xhafen dhe ia di edhe problemin që ka me komunën.

“E njoh edhe personin, e di edhe problemin që ka por nuk është në autoritetin tim me e nda. Unë mendoj se këtu ka mungu një komunikim i sinqertë. Ky problem ka gjenezën vite më herët. Por na mbetet ne dhe udhëheqjes së re të komunës së Mitrovicës me e shiku këtë rast”, ka thënë Quni në Frontal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat