Për rastin e dhuminit ndaj të moshuares në qendrën e të moshuarëve në Pejë, ka reaguar edhe analistja Luljeta Aliu.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se infermieret e involvuara duhet të dënohen nga prokuroria
Postimi në Facebook:
DHUNA INSTITUCIONALE NDAJ TË MOSHUARVE
Në institucionin për të moshuar "Orenda" në Pejë, një infermiere ushtron dhunë fizike ndaj një qytetareje të moshuar, ndërsa koleget që e inçizojnë rastin, jo vetëm që qeshin, por edhe e nxisin kolegen e tyre për dhunë.
Të gjitha punëtoret e involvuara në këtë rast duhet të dënohen nga prokuroria për dhunë dhe shkelje të detyrës. Poashtu, duhet të dënohet edhe menaxhmenti i insitucionit.
E tmerrshme ta shohësh një pamje të tillë!