Deliu për rastin e ndaj të moshuarës: Institucionet të marrin masa për këtë rast të turpshëm

Aktuale

Deliu për rastin e ndaj të moshuarës: Institucionet të marrin masa për këtë rast të turpshëm

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:47
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për rastin e sulmit brutal të infermieres ndaj të moshuarës në Pejë.

Deliu e ka quajtur të tmerrshme dhunën ndaj kësaj gruaje në moshë duke theksuar se ishte e frikshme indiferenca e vajzave tjera që shihen në video derisa ndodhi sulmi fizik.

”Të gjitha vajzat qe ishin prezente në momentet kur është ushtruar dhunë duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Institucionet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm”, ka shkruar Deliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat