Rrahja monstruoze e të moshuarës në Pejë, suspendohet Pelaj dhe tre infermieret e tjera që zgërdhiheshin

Aktuale

Rrahja monstruoze e të moshuarës në Pejë, suspendohet Pelaj dhe tre infermieret e tjera që zgërdhiheshin

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:14
“Orenda”

Infermierja Aurona Pelaj, që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në Pejë bashkë me tre të tjerat që u panë duke u zgërdhirë me këtë akt monstruoz të dhunës, janë suspenduar nga puna.

Kështu ka njoftuar vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës.

Në dokumentin e publikuar, bëhet me dije se Pelaj është suspenduar për “sjellje të pahijshme” derisa tri të tjerat për faktin se nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi.

Po ashtu thuhet se masa të tjera ndaj tyre do të ndërmirren pas procedurave hetimore të policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat