Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur të tmerrshme rastin që ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda’ në Pejë, ku një grua e moshuar incizohet nga një infermiere, teksa një kolege tjetër e saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike ndaj saj.
“E shokuar me dhunën e ushtruar ndaj një zonjë në moshë në një qendër strehuese për të moshuar. Duke e analizu videon me shqetëson edhe më tepër fakti se si një ngjarje e tillë kaq e shëmtuar konsiderohet normale nga stafi, të cilët vazhdojnë rutinen e tyre duke mos e vërejtur dhunën”, shkroi ajo në Facebook.
Krejt në fund, ajo ka kërkuar ndëshkim meritor ndaj të dyshuarve, të cilave tash së fundmi janë njoftuar se janë suspenduar nga puna.
Ndërkohë, Policia deri më tani ka arrestuar tri të dyshuara lidhur me rastin.