Ngjarja e rëndë e ndodhur në shtëpinë e pleqëve në Pejë, ka sjellur reagime të mëdha në gjith opinonin publik.
Është avokati Arianit Koci i cili ka treguar një mënyrë që për të minimuzar këto raste, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij duhet të jetë një hetim i thellë gjith ndrrimin e stafit, kamerat e sigurisë si dhe i gjith institucioni.
“Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj”, shton tutje Koci.
Ndër të tjera ai thotë që për të u zbardhur ky rast është i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë, pa pagesë!
Postimi i plotë
1.
Krimet ndaj të moshuarve por edhe ndaj fëmijëve bonjakë, kanë ndodhur edhe në vende shumë më të zhvilluara.
Por, reagimi i shtetit në të gjitha rastet ka qenë adekuat: i ashpër, preciz, i plotë.
Gjithnjë sipas dispozitave ligjore.
Nuk mundet një krim me u luftu nga ana e shtetit, me shkelje të dispozitave ligjore.
Prandaj, pa eufori, por me vendosmëri! Me dorë të hekurt.
2.
Përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet me u kriju edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i ipet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.
- Komisioni duhet të përbëhet prej zyrtarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, juristëve eminent dhe profesionistëve të fushave përkatëse.
- Në hetim duhet të futën të gjithē personat që kanë qenë në ndrrim, duke i përfshirë edhe udhëheqësit e atij institucioni.
- Xhirimet duhet menjëherë të konfiskohen dhe të kontrollohen edhe rastet e tjera të ngjashme eventuale.
- Të shfrytëzohet rasti dhe të kontrollohen të gjitha shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
- Të ashpërsohen kriteret për dhënie të licencave.
- Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj.
P.s
Sipas informatave që i pranova e që nuk pata kohë t’i konfirmoj, zonja qenka nëna e dëshmorit.
Për qëndrim në atë vend po paguajka para të majme.
Përndryshe, jam i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.
Pa pagesë!