Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet nesër.
Kështu kanë njoftuar nga Zyra për informim e Kryeministrit.
“Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.
Samiti i Berlinit do të mbahet të mërkurën, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane.