Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka mbetur i tronditur nga rasti i dhunës fizike ndaj gruas së moshuar në Pejë, e që është nëna e dëshmorit Taulant Nura.
Në një postim në Facebook, Haradinaj kërkoi që i gjithë zinxhiri menaxhues dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Ai tha se Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Postimi i plotë:
I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!