E moshuara që u rrah nga infermieret në gjendje të rëndë: Largohet nga Qendra në Pejë

Aktuale

E moshuara që u rrah nga infermieret në gjendje të rëndë: Largohet nga Qendra në Pejë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Foto nga vendngjarja

Një infermiere shihej me zë e figurë duke e dhunuar një grua të moshuar derisa të paktën dy të tjera qeshnin dhe incizonin. Tri arrestime janë bërë. Një Kosovë e tërë është tronditur nga ‘normaliteti’ i asaj dhune të ushtruar ndaj të moshuarës. Nacionale shkoi në vend të ngjarjes për të marrë më shumë informacione mbi rastin.

Vajza e viktimës që shihet në video, tashmë ka arritur në Qendrën për të Moshuar, raporton gazetarja.

Ajo ka thënë për gazetën Nacionale se po i pret vetëm procedurat, dhe më pas e ka larguar nënën nga qendra.Nacionale ka mësuar nga vendi i ngjarjes se viktima është në gjendje të rëndë emocionale. “Du me dalë prej këtu”, thotë e moshuara që u rrah nga infermieret gjatë gjithë kohës, raporton Nacionale.

Aty është edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës me emrin Gramos Agusholli.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngarjes, në afërsi të Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku në orën 19:00 do të ketë një konferencë për media.

Atje pritet të flasin edhe pronarët e kësaj qendre, të cilët pritet ta sqarojnë gjithë situatën.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat