I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nuk ka dhënë ndonjë detaj për përmbajtjen e draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Por, në Info Magazine, ai ka deklaruar se diskutimi që është duke ndodhur për këtë propozim është në të mirë të të dyja palëve për të përparuar në dialog.
“Mendoj që ky diskutim që po ndodh për në ashtuquajturin propozim franko-gjerman është i dobishëm, është një goditje e mirë për të gjitha palët që të jenë më konkrete dhe të qartësojnë argumentet dhe të kenë rezultate strategjike se çfarë duan të arrijnë”.
“Që është me gjasë ndoshta jo me njëri-tjetrin, por nuk do të komentoj në përmbajtjen, nuk është e lehtë për opinionin publik në Kosovë dhe Serbi që nuk e kanë dokumentin e qartë dhe nuk e shohin se për çfarë po ndodh ky bisedim apo ndonjë rrjedhje dhe askush nuk di nëse janë të sakta apo të pasakta, kjo është qasja që është zgjedhur për këtë diskutim. Nuk duhet të frikësohet askush në Kosove, por as edhe në Serbi”, ka thënë Sarrazin.