Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se abuzimi dhe dhuna e ushtruar në të moshuarën të cilën familja e dërgoi atje për mbrojtje dhe kujdes, është krim i rëndë i cili shpërfaq anën më të errët njerëzore dhe ngrit alarmin për mbikëqyrje dhe kontroll strikt të këtyre institucioneve private.
Ajo tha se përveç masave të marra tashmë nga Polica e Kosovës ndaj personave që ushtruan dhunë, duhet të iniciohet hetim i menjëhershëm nga organet përgjegjëse për abuzimet tjera të mundshme që mund të kenë ndodhë në këtë shtëpi.
Postimi i plotë:
Abuzimi dhe dhuna e ushtruar në të moshuaren të cilën familja e dërgoi atje për mbrojtje dhe kujdes, është krim i rëndë i cili shpërfaq anën më të errët njerëzore dhe ngrit alarmin për mbikqyrje dhe kontroll strikt të këtyre institucioneve private.
Përveç masave të marra tashmë nga Polica e Kosovës ndaj personave që ushtruan dhunë, duhet të inicohet hetim i menjëhershëm nga organet përgjegjëse për abuzimet tjera të mundshme që mund të kenë ndodhë në këtë shtëpi!
Veprimet e menjëhershme nga të gjitha institucionet e linjës janë të domosdoshme, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës në rishikimin e legjislacionit i cili rregullon veprimtarinë në fjalë.