Gazetari që mbulon fushën e shëndetësisë, Bujar Vitija ka zbuluar disa parregullësi të tjera për qendrën “Orenda”, qendër kjo ku u rrah një e moshuar nga stafi punonjës.
Vitija ka publikuar të dhënat ku shihet se si Komuna e Pejës i ka dhënë me koncesion shfrytëzimin për veprimtarinë që zhvillojnë për një çmim qesharak prej 0.06 cent për metër katror.
Reagimi i plotë:
Objekti i qendres “Orenda” qenka ish-objekti i Institutit Rajonal te Shendetit Publik. Komuna e Pejes ne vitin 2016 ia paska dhene me koncesion kompanise “Orenda” per 45 vjet me çmim qesharak 0.06 cent per meter katror, rreth 1 mije euro ne vit. Ne kete koncesion perfshihen edhe 48 ari toke.
Kompania “Orenda” i paska pronar do persona qe merren me autolarje ne Zvicer.
Ketu po shihet se perveç rastit shokues qe u publikua sot, paska edhe probleme tjera. Qysh jepet me koncesion gjith kjo pasuni e shtetit me kete çmim qesharak?