Për rastin e dhunës fizike ndaj të moshuarës në Pejë ka reaguar edhe Atifete Jahjaga.
Përmes një statusi në Facebook, ajo tha se që s'ka tolerancë ndaj këtij fenomeni.
Statusi i plotë:
Jashtëzakonisht e shqetësuar nga pamjet që tregojnë dhunën e ushtruar ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarëve në Pejë.
Dhuna nuk arsyetohet në asnjë rrethanë, e aq më pak ndaj një personi të brishtë dhe të pafuqishëm. Si shoqëri duhet të mos tregojmë tolerancë ndaj këtij fenomeni negativ, e që pasqyron një figurë të tmerrshme të shoqërisë sonë.
Të moshuarit dhe secili person duhet të ndihet i sigurt në familje, shoqëri dhe komunitetin ku jeton.
E për ta siguruar një shoqëri të tillë, organet përgjegjëse duhet të ndëshkojnë rreptë të gjithë dhunuesit/dhunueset.