Pamje të tmerrshme janë publikuar sot, kur një infermiere ka rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Ishte punonjësa Aurona Pelaj, e cila rrahu në mënyrë mizore të moshuaren në këtë shtëpi.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka bërë që të vërshojnë reagimet në rrjetet sociale.
Ishte edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhu dhe shumë të tjerë që reaguar për këtë rast.
Edhe avokati Gazmend Halilaj ka reaguar i cili thotë se, ku rast shpërfaq atë se çka kanë punësuar për 20 vjet.
Ai shkruan se të pastrehët dhe kafshët nuk mund të sulmohen as në gjendje lufte.
“Miq të dashur. Të pastrehët dhe kafshët, nuk mund të sulmohen as në gjendje lufte.
Hiq bre s'ka rendësi nëna e kujt është, mjafton të jetë nën kujdesin tënd.
Ky rast shpërfaq, se çka kanë punësuar për 20 vjet...”, shkruan ai.