Dy familje i largojnë përkohësisht familjarët e tyre nga “Orenda”

Aktuale

Dy familje i largojnë përkohësisht familjarët e tyre nga “Orenda”

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:12
“Orenda”

Rasti i të moshuarës në Pejë sot ka tronditur vendin. Atje një e moshuar është rrahur para tri ditësh nga infermieret në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”.

Media është duke qëndruar në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ajo tha se moshuarve të tjerë sot i është vonuar shujta e darkës, derisa tha se ka pasur familjarë të tjerë që i kanë marrë familjarët e tyre.

“Për shkak të zhvillimeve të sotme, të moshuarve i është vonuar shujta e darkës. Në këtë qendër kanë ardhë edhe familjarë të shqetësuar. Dy familje i kanë marrë familjarët e tyre përkohësisht”, tha ajo në një lidhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat