Avokati Besnik Berisha ka treguar se infermierja e arrestuar sot nga policia e Kosovës për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, nuk kishte kontratë pune me këtë institucion privat.
Madje sipas Berishës, e njëjta minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim.
‘Për veprën penale të sulmit, infermierja e arrestuar minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Të tjera të dyshuara mund të dënohen pse nuk e kanë lajmëruar rastin dhe ato duhet të përgjigjen për këtë. Madje infermierja e arrestuar për dhunë ndaj të moshuarës nuk kishte as kontratë pune me këtë qënder”, tha Berisha.
Berisha teksa ka komentuar videon e dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka thënë se infermierët në këtë qender këto video i kanë për argëtimin e tyre.
Berisha tha se infermieret në fjalë, krenohet me njëra tjetrën për çfarë bëjnë.
‘Ato shihen të lumtura, njëra ipke instruksione se ku me goditë. Pamjet janë të tmerrshme. Ato për mua japin kogja arsye reale se ato veprime i kanë për argëtim. Për t’i treguar njëra tjetrës se shih çfarë kanë bërë”, tha Berisha.