Sarrazin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk është në agjendë nesër

Aktuale

Sarrazin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk është në agjendë nesër

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:35
Manuel Sarrazin

I dërguari Special i Qeverisë Federale Gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se nesër nuk është në agjendë të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sarrazin më tej ka thënë se liberalizimi i vizave nuk vendoset në Procesin e Berlinit, por që ka garantuar se Gjermania qëndron krah Kosovës për këtë temë.

“Nuk është pjesë e agjendës. Dhe nuk vendoset në Procesin e Berlinit. Vendoset në përgjegjësinë e organeve dhe komiteteve evropiane. Unë thjesht mund të ju siguroj për pozicionin gjerman. 

Jemi luftëtarët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave brenda institucioneve evropiane si një shtet anëtar i rëndësishëm.”, ka deklaruar Sarrazin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat