Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Serbia është duke e kërcënuar hapur sigurinë dh stabilitetin e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se institucionet e Kosovës janë duke heshtur rreth kësaj çështje.
“Serbia është duke kërcënuar hapur sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit këto ditë. Qeveria jonë ka mbetur e heshtur, kryeministri por edhe presidentja!
Urgjentisht duhet Këshilli i Sigurisë kombëtare të thirret për të dhënë përgjigje zyrtare ndaj kësaj situate mjaft të ndjeshme”, ka shkruar ajo.