Historiani Fahri Xharra ka reaguar pas rrahjes e të moshuares që ndodhi në shtëpinë e pleqve në Pejë, nga infermierja e kësaj qendre.
Xharra ka publikuar fotografinë e Taulantit, djalit të lokës e cila u rrah brutalisht.
Historiani thotë se, Kosova, Taulantin nuk e përmendi pasi ishte i Çabratit, ku shton se Kosova nuk është ajo që e kishte ëndërruar ai.
Postimi i plotë:
Taulant bir, u vrave për Kosovën, Kosova as të përmendi, sepse ishe i Çabratit!
Nuk po t’i postoj fotot e rrahjës së nënës që të rriti e të pergatiti që të vdesësh për Kosovën e lirë.
Mirë që nuk e sheh që Kosova nuk është ajo që e ke ëndërruar ti
Nëna e dëshmorit të rrahet, nuk mundet kush ta imagjinojë.
Ky është mjerimi që na ka kapluar.
Taulant bir, gjaku i yt nuk harrohet!