Profesori nga Parisi, Nezik Kraki ka reaguar ashpër nda rastit që ndodhi në Pejë.
Ai këtë rast e ka quajtur krim.
“Është kufiri që na ndan nga kafshët por sot e pamë që kafshët janë në mesin tonë, prandaj u shkelë vija e kuqe”, shkruan ai.
Postimi:
Çka me shkru per ato kudra, per ato rrugaqe t’pacipa qe jane turpi i familjeve te tyre para se te behen turpi i nje kombi.
Se s’ka n’kete toke krim me barbar sesa dhunimi i dinjitetit njerezor. Eshte vija e kuqe pertej te ciles barbarite behen normale. Eshte kufiri qe na ndan nga kafshet por sot e pame qe kafshet jane ne mesin tone, prandaj u shkele vija e kuqe.
Ato duhet te gjykohen e denohen ne menyren me te shpejte dhe më te ashper qe mundeson ligji derisa « shtepia e tmerrit » duhet te mbyllet pa asnje diskutim. Nderkohe, që neser qeveria duhet te nise nje cikel urgjent dhe serioz te kontrollit ne çdo strehimore, publike e private, per femije e per te rritur. Te verifikohen lejet dhe kriteret e funksionit te tyre, nga menyra si rekrutohet personeli deri te menyra si ofrohen sherbimet.
Ky ishte rast me video por duhet te mendohet per dhjetra e ndoshta qindra raste tjera maltretimi e neglizhence ndaj perrsonave pa mbrojtje. Se as klubi i kudrave qe iu versulen asaj nene nuk e kishin per here te pare barbarine si kujdes ndaj pleqve. Shihej se si ishin organizuar me skenar e me kamera ne menyre qe dhunimi i dinjitetit te behej sa me teatral.
Idiotet e flliqta.