Çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua Presidentja Osmani!?

Aktuale

Çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua Presidentja Osmani!?

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 07:06
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në mesnatën e ditës së mërkurë. 

Pak para mesnatës mediat kanë informuar që Presidentja e Republikës së Kosovës ishte shtruar në një spital privat. 

Pas mesnatës, zyra e Presidentes së Kosovës doli me një komunikatë ku konfirmonte që Presidentja e vendit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. 

Sipas kësaj zyre, intervenimi i ishte i lehtë dhe është realizuar me sukses. 

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë. 

Kujtojmë së “tëmthi” në gjuhën popullore njihet më shumë me fjalën “idhcë”. 

Në të njëjtën kohë, Presidentja është përkujdesur që gjatë kohës sa ajo është në intervenim kirurgjik ta bëjë bartjen e “e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat