Kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapje të samitit të Procesit të Berlinit ka thënë se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.
“Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi.
Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.
Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë“, ka theksuar Scholz, në hapje të këtij samiti.