Procesi i Berlinit, Kurti me dokumente në dorë hyn në sallë dhe ulet pranë Ramës

Aktuale

Procesi i Berlinit, Kurti me dokumente në dorë hyn në sallë dhe ulet pranë Ramës

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 10:04
Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit

Kyreministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot në kryeqytetin e Gjermanisë.

Kurti u fut në sallën ku po mbahet ky samit dhe u duk me disponim të mirë. Përpara hapjes së samitit, kryeministri shkoi dhe u ul pranë homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Me Ramën, si zakonisht, qeshën pak. Kryeministri shqiptar, siç bën rëndom, u kujdes për batutat para nisjes së samitit.

Image
Pamje nga Samiti

 

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.

Kurti pritet që sot t’ia shpreh sy më sy Szholzit përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje, Kosova paraprakisht i ka dërguar me shkrim në adresë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat