Nesër në Gjakovë protestohet pas rastit të sulmit ndaj gruas së moshuar në Pejë

Aktuale

Nesër në Gjakovë protestohet pas rastit të sulmit ndaj gruas së moshuar në Pejë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Aulona Pelaj

Nesër me fillim nga ora 12:00 në Gjakovë do të protestohet pas rastit të dhunës ndaj gruas së moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Protesta organizohet nga Shoqata Krimet e Luftes Gjakova 98\99 dhe mbahet tek lapidari “Shokët e Lirisë”.

E moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat në Shtepitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat