Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka reaguar ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kryer një intervenim kirurgjik në një spital privat mbrëmë, duke anashkaluar kështu spitalin publik.
Në reagim thuhet se Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj Osmanit për anashkalimin që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës ka marrë trajtim shëndetësor jashtë ShSKUK-së.
“Në bazë të informatave nga mediat, presidentja i është nënshtruar një procedurës e cila në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është rutinë ditore që nga 12 Nëntorë 1999 me përqindje të suksesit 99,9%. Injorimi dhe nënqmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veqanti institucionit mbi të cilat udhëheqë është e pa pranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.
Në fund, duke i dëshiruar shëndet të plotë presidentes Osmani, kirurgët kanë uruar që raste të tilla të mos përsëriten kur institucionet zyrtare anashkalojnë institucionet shëndetësore publike.