Abazoviq në Procesin e Berlinit: Po i afrohemi edhe më shumë vlerave të BE-së

Aktuale

Abazoviq në Procesin e Berlinit: Po i afrohemi edhe më shumë vlerave të BE-së

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur në lidhje me zhvillimet e Procesit të Berlinit, samit ky i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet aktualisht në Berlin, nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ai tha se së shpejti do të nënshkruhen tri marrëveshje mes të gjashtë shteteve të BP-së, Kosovë, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë.

Po krijojmë një rajon më të mirë e më të integruar, edhe më afër vlerave të BE-së. Sesionet punuese në Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Berlinit ku flasim për bashkëpunimin rajonal, për tregtinë e përbashkët rajonale dhe sigurinë e furnizimit dhe transformimit.

Së shpejti do të nënshkruajmë tre marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me kartë identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, shkroi Abazoviqi në Facebook.Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat