​Dy ushtritë shqiptare shkëmbejnë eksperiencat gjatë trajnimit një mujor

Aktuale

​Dy ushtritë shqiptare shkëmbejnë eksperiencat gjatë trajnimit një mujor

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:05
FSK me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë

Efektivët tanë të njësive të këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me vëllezërit e motrat e njësive homologe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkëmbyen eksperiencat e tyre, gjatë trajnimit të përbashkët një mujor.

Kështu ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai tha se ata kanë arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin "smart defense", me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat