Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku kërkon një takim të përbashkët me të dy qeveritarët.
Sipas letrës që e ka publikuar vetë Azemi, kërkohet takim lidhur me çështjen e stimulimit të punëtorëve privatë nga pakoja për luftimin e inflacionit.
Azem i thotëse kanë kërkuar heqjen e kushtëzimit që e kanë bërë me kompaninë.
Ai tha se nesër duke filluar nga ora 09:30, e njëjta sindikatë ka takim të jashtëzakonshëm lidhur me mos-pagesën e stimulimit për punëtorët e sektorit privat nga ajo pako e Qeverisë Kurti.
“Nëse nuk lëviz asgjë, nesër ky tubim sigurisht do të marrë vendim për fillimin e protestave e në veçanti do të dëmtoheshin spitalet”, shkroi Azemi.