Hamiti për intervenimin e Osmanit në spital privat: Hipokrite, bën të kundërtën e asaj që thotë!

Aktuale

Hamiti për intervenimin e Osmanit në spital privat: Hipokrite, bën të kundërtën e asaj që thotë!

Nga: A.Zh Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:11
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Muhamet Hamiti, ka reaguar për vendimin e presidentes Vjosa Osmani, që ndërhyrjen kirurgjike ta bëjë në një spital privat, e jo në institucionet publike shtetërore.

Teksa e ka quajtur “hipokrite”, Hamiti ka thënë se Osmani bëri të kundërtën e asaj që ka thënë, përcjell Bota sot.

“Hipokriti/tja

Si rregull, hipokriti/tja bën të kundërtën e asaj që thotë. Thotë atë që tingëllon morale, e virtytshme. S’e bën vetë, sepse nuk i del e dobishme.

Moraliteti dhe dobishmëria bien në kundërshti të plotë te hipokritët. Fiton e dyta, natyrisht.

Njerëzit që i dëgjojnë fjalët, po s’i shohin veprimet e hipokritëve, u besojnë atyre. Bile edhe ndihen mirë - të virtytshëm, moralë.

Hipokritët janë moralistë të rremë”, ka shkruar anëtari i LDK-së në një postim në Facebook.

Presidentja Osmani, dje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një spital privat – ku hoqi tëmthin (idhëzen), mirëpo po kritikohet pasi i njëjti intervenim kryhet edhe në QKUK./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat