Njohja e Kosovës, kryeministri i Greqisë tregon a kanë ndryshuar qëndrim

Aktuale

Njohja e Kosovës, kryeministri i Greqisë tregon a kanë ndryshuar qëndrim

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se raportet e Greqisë me Kosovën janë të mira por pozicioni nuk ndryshon.

“Raportet janë të mira, por pozicioni i Greqisë nuk ndryshon”, është përgjigjur kryeministri i Greqisë.

Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Para më shumë se një ore janë nënshkruar tri marrëveshje që prekin dimensionet ekonomike dhe ato të lëvizjes së lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat