Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka foluar pas përfundimit të takimi të Samitit të Berlinit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti është pyetur për zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mos shtyrjen e vendimit për targat për 10 muaj.
Kurti ka thënë se nuk mund të ketë shtyrje dhe se shtyrja mund të jetë tri javë, një muaj e dy muaj dhe se Kosova është në të drejtën e saj.
Më tej, ai ka thënë se Kosova është në kontakt vazhdimisht me Amerikën dhe se për gjithçka i njoftojnë.
“Tash shtyrja 10-mujore nuk mund të jetë shtyrje, shtyrja mund të jetë 3 javë, një muaj, 2 muaj. Në këtë rast nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë. Në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë. Ne dëshriojmë të mos bëjmë kompromis për zbatimin e ligjit, edhe të mos e cenojmë paqen e sigurinë. Ka nisur zbatimi prej 1 nëntorit, nuk ka nisur konfiskimi i targave. E kemi bërë një lloj qasje të diferencuar që besojmë se është rruga më e mirë. Me SHBA-në jemi vazhdimisht në kontakt, por gjithashtu edhe drejtpërdrejtë me Amerikën, nuk ka vendim që shkakton proekupim të paqes e sigurisë e për të cilin nuk i njoftojmë partnerët tanë. Nuk do të thotë se pajtohemi për secilin vendim, por qeveria e Kosovës është sovrane, nuk mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane.”, ka thënë Kurti para gazetarëve.