U dhunua nga infermierja, flet djali i të moshuarës: Nënën time nuk e lë më në duart e askujt!

Aktuale

U dhunua nga infermierja, flet djali i të moshuarës: Nënën time nuk e lë më në duart e askujt!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:56
Djali i të moshuarës

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke goditur dhe u talluar me një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live, djali i saj.

Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermieres që bëri gjestin e rëndë.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vij këtu se unë jetoj në Belgjikë, nëna do të qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Bekgjikë do të shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore.

E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt, përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat