Dhunë deri në vrasje!/ Vëllai i Besim Dajakut: Askush nga ju s' bëri as gek as mek në rastin e Calit në Hagë

Aktuale

Dhunë deri në vrasje!/ Vëllai i Besim Dajakut: Askush nga ju s' bëri as gek as mek në rastin e Calit në Hagë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Xhevat Dajaku

Xhevat Dajaku, vëllai i ish pjesëtarit të afërt të sigurimit të Presidentit, Rugova, Besim Dajaku, që u vra më 19 tetor të vitit 2001 bashkë me gazetarin e gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati, ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj gruas së moshuar në Pejë.

Në një postim në Facebook, Dajaku ka shkruar se forma e bërjes se gjyqit në publik, është primitive, e pa drejt dhe s'ka të bëjë fare me drejtësi.

Sipas tij, të njëjtit që po reagojnë me eufori e urrejtje sot, nuk reaguan me dëshmitë në Gjykatën e Hagës kundër komandant Calit, ku pati dëshmi për dhunën deri në vrasje të të rinjëve.

Postimi i plotë:

Euforia prodhon mllef, mllefi rritet si lumi prej të reshurave dhe vërshon mbi rruge, mbi fusha dikur, e këqyr me u ngjite maleve e me i rrënu!

Forma e bërjes se gjyqit në publik, është primitive, e pa drejt dhe s'ka të bëjë fare me drejtësi.

Kështu kanë goditur komunistet dhe regjimet e besimeve pa përjashtim.

Sot ka ra shoqëria përtoke, u përdorë një skene tepër e dhimbshme, dhe nuk u dërgua tek drejtesia, por tek masa, e cila, prej euforie, bënte gjyqe, secili për vete! Tmerr mbi tmerr, sharje mbi sharje e tronditen edhe skajin e dynjasë.

A jeni, more, ju ata të cilët dëgjuat në Gjyqin e Hages, për rastin e Calit?!... Për dhunën deri në vrasje të atyre të rinjve!... dhe kush nga ju s' bëri as gek as mek!

....

Drejtësia të veproje! Dhe lutemi të mos ndodhin më raste të tilla, të çdo natyre të dhunshme!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat