Një rajon më i bashkuar por edhe më i lidhur me BE-në është rezultati i Procesit të Berlinit. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pas nënshkrimit të 3 marrëveshjeve, duke e cilësuar këtë një moment historik. Duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, Rama tha se kjo duhet të shtrihet edhe në fushën e dixhitalizimit në një kohë kur vendet janë më të cenueshme ndaj sulmeve kibernetike
“Të gjithë nga rajoni ishin të kënaqur që ishin sot në Berlin, 8 vjet pasi nisi procesi i Berlinit në këtë ndërtesë. Angela Merkel pati të drejtë, nëse sot kemi një rajon të bashkuar në një moment mjaft të ndërlikuar të historisë për Europën dhe komunitetin euroatlantik, sekreti publik është procesi i Berlinit. Kur u mblodhëm për herë të parë nuk ishim takuar me njëri-tjetrin ndërsa tashmë kjo është ajo çfarë të gjithë duam të bëjmë. Dua të falënderoj Scholz për angazhimin e tij për mikpritjen e shkëlqyer për bukën e mrekullueshme gjermane dhesë fundmi që i besoi Shqipërisë dhe mua të mikëpresim samitin e ardhshëm të procesit të Berlinit në vendin tonë të mrekullueshëm. Shpresoj se ajo që u diskutua sot dhe u shënua me kujdes në shënimet e kancelarit do shohë ecuri në samitin tjetër ne tiranë, duke nisur nga kriza energjetike ku ne ndjejmë se nuk jemi lënë mënjanë, se nuk, jemi vetëm.
Vetëm pak ditë më parë Ursula shënoi një tyre në Ballkan dhe solli me vete një mbështetje të rëndësishme financiare për ta filluar, nuk është e fundit. Po shohim ecuri në pjesën e ndërlidhjes, kjo nuk lidhet me ndërlidhjen e infrastrukturës dhe rrugëve tona në vendin tonë, por ka lidhje me ndërlidhjen e rajonit me Europën dhe anasjelltas. Shpresojmë të shohim ecuri në pjesën digjitale. Sot po përballemi dhe me sigurinë kibernetike dhe duam ti shohim gjërat të ecin në rrugën e duhur. Si të integrohemi sa më shpjet të jetë e mundur për universitetet tona dhe si mund të kemi një prani më të madhe nga gjermani dhe vendet e tjera të zhvilluar në sektorin privat. Është shumë e rëndësishme ajo çka nënshkruam sot. Këto marrëveshje ishin 3 prej të cilave i prisnim që prej 2-3 vitesh. Ishin të bllokuara. Kancelari punoi fort që t’i nënshkruanin”, tha Rama.
Duke marrë si shembull rastin pozitiv të trajtimit të emigrantëve shqiptarë nga Gjermania, Rama tha se zyrtarët britanik duhet të mësojnë nga Gjermani se si trajtohen me dinjitet këto situata dhe se Shqipëria nuk është fajtore për politikat e dështuar të Britanisë.
“Nuk dëgjova asnjë zyrtar gjerman të flasë për pushtime dhe pse kishte emigrantë nga Shqipëria apo të thonë se shqiptarët janë kriminalë, por e trajtuan këtë çështje me mjaft dinjitet dhe duke i dhënë fund atij momenti në mënyrën më dinjitoze. Të flasësh për pushtime e gangster për të kamufluar politika të dështuara, u them zyrtarëve në Britani të vijnë në Gjermani të mësojnë dhe të ndreqin problemet e tyre. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë tërësisht të ligjshme, nëse kanë një problem me kanalin mes Francës dhe Britanisë le ta zgjidhin mes tyre. Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë nga ana jonë, por nuk pranojmë kurrë këtë retorikë”, tha Rama.
Në fjalën e saj presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der Leyen tha se BE do të japin 1 mld euro për Ballkanin në formën e granteve për krizën energjetike. Von der Leyen tha se 500 mln euro do të miratohen në dhjetor për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset, ndërsa 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.
“Duke parë krizën, të sinkronizojmë hapat tona. Në një periudhë afat shkurtër e gjitha kjo kërkon të diversifikojmë burimet e energjisë, të ulim varësinë nga karburantet e Rusisë, të mbajmë në kontroll çmimet. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit perëndimor për ti vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar. Pjesa e dytë do u kushtohet në investime në infrastrukturën energjetike”, tha ajo
Edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, mikpritësi i samitit, vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve, ndërsa tha se lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë unionin
“Me marrëveshjet e firmosura tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Është shumë e lehtë për të rinj dhe shumë të tjerët që të marrin vendimin të punojnë në një vend tjetër. Jam i sigurt që lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë ne. Keni të drejtë që të thoni se rrjedhja e trurit, është problem. Por keni parë që gjatë jetës së tyre ato kthehen dhe do të shikoni se ato do të kontribuojnë me ato që kanë arritur’, tha Scholz.