Propozimi franko-gjerman bëhet zyrtarisht pjesë e dialogut

Aktuale

Propozimi franko-gjerman bëhet zyrtarisht pjesë e dialogut

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:38
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka konfirmuar se propozimin franko-gjerman e kanë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo këtë e konfirmoi kur u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“E kemi integruar këtë gjë [propozimin franko-gjerman] në dialog, pra është shumë e domosdoshme. Bëjmë thirrje për të dyja palët që të ecin më tutje sepse kjo është një urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet. Është në të mirë edhe të procesit të përshpejtuar të integrimit. Procesi është i bazuar në meritë”, tha von der Leyen.

Në aspektin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ajo tha se ka një frymë ndryshimi për shkak të gjendjes gjeopolitike

“Është me rëndësi kritike që të ecet tutje me procesin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu kemi qëndrim të përbashkët. Ne duam që miqtë tonë të jenë brenda BE-së.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat