Xhelal Sveçla jep detaje për suspendimin e drejtorit të Policisë së veriut

Aktuale

Xhelal Sveçla jep detaje për suspendimin e drejtorit të Policisë së veriut

Nga: N. Sh. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 17:03
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është deklaruar për suspendimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës së veriut, Nenad Gjuriq.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, refuzimi i zbatimit të vendimit të ligjit të institucioneve të Kosovës është cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit.

Sipas tij, pas kërkesës së Inspektoratit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Gjuriqi.

Postimi i plotë:

Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.

Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat